Bamir Topi: Opozitëbërja e PD-së, drejt ujrave të turbullta. Qeveria, në rrugën e duhur

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:28

Duke folur për A1 Report, kryetari i FRD-së Bamir Topi tha se qeveria aktuale duhet të vijojë në këtë rrugë, ndërsa theksoi se opozita e sotme ka nevojë për riformatim dhe vizion të ri.  “Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona”, tha ish presidenti Topi. “Nga pikëpamja e profilit demokratik qeveria e sotme është shumë më demokratike se qeveria e Berishës, duhet të jetë në rrafsh politik për të zhvilluar pjesën tjetër të programit. Qeveria e djeshme që iku me votën e 23 qershorit, ka qenë e një profili me demokraci të ulët. Shpresojmë që kjo qeveri të sjellë një profil ndryshe. Ky është qëndrimi ynë objektiv, nuk ka të bëjë me termat për t’u afruar apo bashkëpunuar. Sot Shqipëria ka nevojë për një ri-formatim të opozitës, dhe një opozitë që ka një vizion të qartë. Por situata e sotme në opozitë është komplekse dhe e rëndë, dhe është e kapur peng nga një individ, që pas dorëheqjes duhet të kishte dalë nga kjo rrugë”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.