“Panorama” shkruan se trafiku i hashashit drejt Greqisë bëhet edhe me krahë. Mediat greke japin një shifër kurioze: Një mushkë në Shqipëri, tashmë 1000 euro

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:48

Trafiku i hashashit  ka nxitur edhe një lloj mikrotregu për kafshët e transportit. “Panorama” citon sot mediat greke që të kenë shkruajtur për mënyrën sesi bëhet trafiku i drigës nga Saranda deri në Igumenicë. Tashmë përdoret transporti njerëzor, duke shmangur edhe kafshët.  Rekrutohen punëtorë në vendin e quajtur axhensia dhe më tej ata çohen në fshatrat përreth për të marrë sasitë e drogës që i marrin në krahë dhe i çojnë drejt Greqisë. Madje mediat greke kanë hetuar edhe faktin se në Shqipëri çmimi i një mushke ka arritur në 1000 euro, një shifër jo dhe aq e madhe po të mbahet parasysh se për mushkën nuk ka taksa shtesë si për makinën.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.