INSTAT: Papunësia arrin në 18.3%. Rritje me 3.2 pikë nga tremujori i mëparshëm

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:34

Papunësia në Shqipëri po njeh rritje për 18 muajt e fundit, të dhënat e fundit nga INSTAT se edhe për këtë tremujor  papunësia ka njohur rritje, duke kapur shifrën e 18,3%. Anketa e Forcave të Punës së INSTAT bën me dije se në Shqipëri, individët e moshës 15-64 që punojnë janë 901.865, kurse i atyre që nuk punojnë është 201.270. Vështruar me tremjroin e fundit të vitit 2013, papunësia u rrit me 3.2% duke dëshmuar situatën e vështirë sociale në vend. Shifrat krijojnë një tjetër panoramë në raport edhe me suskesin e trumbetuar së fundmi për punësimin përmes Zyrave të Punës. Sado të vërteta të jenë shifrat e përcjella nga qeveria, është e qartë se nuk mund të ketë punësim pa investime dhe pa zhvillim real të ekonomisë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.