Arkiv-Lajme
Holanda e pavendosur: “Statusi për Shqipërinë, vendimin e marrim më 17 qershor”
Holanda është shteti me të cilin qeveria shqiptare ka lobuar më shumë për të marrë një qëndrim pozitiv për statusin e vendit kandidat, pasi ishte një nga vendet më skeptike në lidhje me qëndrimin e saj kundrejt Shqipërisë. Në datën 17 qershor pritet një vendim nga parlamenti i Holandës, në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Pas “Paktit Trepalësh”, reagon edhe Albin Kurti: Do vendosim së shpejti nëse do bashkohemi
Pas konfirmimit të paktit Mustafa-Haradinaj-Limaj, për të ashtuquajturën “qeveri e opozitës”, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka lënë një derë hapur për të vendosur “nëse do të bëhet pjesë e qeverisë së opozitës”.
Bumerangu i “HEC-eve për të tërë”, protesta e Valikardhës bëhet e dhunshme, premtohet vazhdimi
HEC-i që do të ndërtohet në fshatin Valikardhë të Bulqizës dhe do të përdorë si burim ujin e Liqenit të Zi, me të cilin banorët e fshatrave të komunës Zerqan vadisin tokat bujqësore, ka ngjallur një protest të fortë të të prekurve. Vepra me një vlerë prej 18.5 milionë euro është aprovuar me vendim të Marsit të 2013 nga KRT. Sipas banorëve, projekti ka nisur pa marrë në konsideratë mendimin e tyre, duke shfrytëzuar të vetmin burim të katër fshatrave të kësaj komune dhe duke vënë në rrezik të mbjellat e tyre.
Prishtina zien nga “anti-Thaçizmi”. Mustafa, Limaj e Haradinaj pakt qeverisës, Ramushi kryeministër
Takime të ethshme dhe negociata këto orë në Prishtinë. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti mësohet se është takuar me kreun e LDK-së Isa Mustafa, për të rënë dakord që të mos i atashohen PD-ksë së Hashim Thaçit në një koalicion të mundshëm qeverisës. Nga ana tjetër, burime të gazetës kosovare Express bëjnë të ditur se liderët e partive opozitare kanë arritur një marrëveshje që të mos bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa Ramush Haradinaj pritet të jetë Kryeministër i ardhshëm, sipas kësaj marrëveshje.
Tragjedi, studentja 22 vjeçare hidhet befasisht nga kati i 16-të i Sky Tower në Tiranë
Një tragjedi e papritur që ka shokuar gjithkënd. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 22-vjeçare është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut. Balkanweb njofton se vajza është identifikuar si Iris Belba 22 vjeç, me origjinë nga Fieri, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
K.Spahiu, kërkesë në Kushtetuese: Të ndryshojë kodi zgjedhor, shqiptarët po votojnë thjesht logot partiake
Kodi aktual zgjedhor përçudnon votën që populli duhet të japë për përfaqësuesit legjitimë, sepse listat e deputetëve i hartojnë krerët e partive dhe zgjedhësit votojnë vetëm logon partiake. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me anë të së cilës kërkon ndryshimin e kodit, pasi bie ndesh me Kushtetutën. “Kodi zgjedhor është në kundërshtim me parimet bazë të Kushtetutës ku sanksionohet se populli voton të zgjedhurit ndërsa me këtë kod që kemi ne, populli voton logot e partive.
Basha prezanton projektin e tramvajit Kombinat-Kinostudio. Kostoja, 155 milionë euro
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha prezantoi sot projektin e transportit publik me tramvaj, premtimi më i spikatur i fushatës së tij tre vjet më parë. Linja e parë do të jetë Kombinat-Kinostudio, e cila sipas Bashës do të përshkohet në vetëm 24 minuta. Kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, por çmimi I biletës për qytetarin ende nuk është llogaritur. Ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet nga 120-155.5 mln euro, me koncension ose me partner publik që është bashkia e Tiranës.
Kryeministri çek: BE-ja me rregulla, shtëpia me tjegulla. Shqipëria nuk mbrojti investimet e huaja
Konfliktit për CEZ i është referuar disi me elegancë edhe kryeministri çek, socialdemokrati Bohuslav Sobotka, kur është pyetur mbi çështjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE të Shqipërisë. “Në përgjithësi Çekia nuk është kundër zgjerimit të BE-së në Ballkan”, tha Sobotka, “por Republika Çeke është vendosmërisht e interesuar të mbrojë investimet e huaja në Shqipëri, stabilitetin e mjedisit të biznesit dhe luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë dje Sobotka, njofton praguepost.
a.k
Kokëdhima “del garant” për Sadrit Danajn: Është aktivist dhe prind shumë i mirë...
Në një intervistë dhënë për median e vet, gazetën Shekulli, deputeti Koço Kokëdhima në njëfarë mënyre “ka dalë garant” për kreun e ri të qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, për të cilin ish kryeministri Berisha akuzoi pikërisht Kokëdhimën se ka ndikuar në këtë përzgjedhje. Lidhur me akuzat mbi përfshirjen e Danajt në një rast pengmarrje-gjobëvënie në Itali në vitin 2000, Kokëdhima deklaron:
Ish polici organizator i “Divjakës”, ka shpëtuar dy herë nga arrestimi. Dyshohet për njoftim nga brenda rradhëve
U ka shpëtuar dy herë operacioneve të agjentëve të policisë për arrestimin e tij, ish-oficeri i policisë që ka organizuar trafikimin e 460 kg drogë me avionin italian të drejtuar nga piloti Giorgio Riformato. Janë mbushur dy javë nga shpallja në kërkim e ish-efektivit të policisë, kanë thënë burime për Shqiptarja.com, dhe policia ka ushtruar kontroll në dy banesa ku mendohej se strehohej ish-efektivi i policisë, baxhanak i të arrestuarit Saimir Bajrami.