Prishtina zien nga “anti-Thaçizmi”. Mustafa, Limaj e Haradinaj pakt qeverisës, Ramushi kryeministër

Takime të ethshme dhe negociata këto orë në Prishtinë. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti mësohet se është takuar me kreun e LDK-së Isa Mustafa, për të rënë dakord që të mos i atashohen PD-ksë së Hashim Thaçit në një koalicion të mundshëm qeverisës. Nga ana tjetër, burime të gazetës kosovare Express bëjnë të ditur se liderët e partive opozitare kanë arritur një marrëveshje që të mos bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa Ramush Haradinaj pritet të jetë Kryeministër i ardhshëm, sipas kësaj marrëveshje.
“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në. Dhe, Mustafa dhe Limaj pajtohen që posti i Kryeministrit t’i takojë Ramush Haradinajt në një qeveri të përbashkët”, ka thënë një burim i gazetës. Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.
a.k
Add new comment