Nuk ka më spiunë. Emërtimi i ri për informatorët e shkeljeve dhe korrupsionit janë “bilbilfryrësa”. A do ngjisë huazimi anglisht?

Fjalë për fjalë nga anglishtja, është whistleblowers. Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen në zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”. Kjo parashikohet në draftin e ri për mbrojtjen e personave që do të kallëzojnë apo do të zbulojnë informacione për shkeljet e ndryshme, në sektorin publik apo privat. Madje sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuçi, këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi në vitin 2006. Projektligji u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë. Meqë “stigma” e rëndë e emrit “spiun” ndoshta mund të ndikojë në psikën e ndonjë raportuesi të mundshëm të shkeljeve e abuzimeve, është menduar emërtimi anglez, që mesa duket do jetë frymëzues batutash e barcoletash të reja.
a.k
Comments
Idiotlleqe.
<p>Idiotlleqe.</p>
uau, po ne jemi popull spiun,
<p>uau, po ne jemi popull spiun, e qysh do ti themi tani e tujtj, popull bilbilfryres. O sa mire, do ti fryjme bilbilit. Me duket se bilbilit i fryjne prostet dhe prostitutat, a jane edhe ata spiune?? C'gallate sardonike!</p>
sa perkthim i shemtuar...
<p>sa perkthim i shemtuar... pupupupu... po te llogarisesh qe ne qeveri ka disa njerez qe jane marre intensivisht me perkthime... </p>
po keta tallen?? korrupsioni
<p>po keta tallen?? korrupsioni vazhdon sepse te gjithe duan ndonje fete, nuk e nxjerrim njeri-tjetrin ne shqiptaret</p>
Add new comment