Nuk ka më spiunë. Emërtimi i ri për informatorët e shkeljeve dhe korrupsionit janë “bilbilfryrësa”. A do ngjisë huazimi anglisht?

Postuar në 09 Qershor, 2014 14:44

Fjalë për fjalë nga anglishtja, është whistleblowers. Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen në zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”. Kjo parashikohet në draftin e ri për mbrojtjen e personave që do të kallëzojnë apo do të zbulojnë informacione për shkeljet e ndryshme, në sektorin publik apo privat. Madje sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuçi, këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi garantoi se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi në vitin 2006. Projektligji u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë. Meqë “stigma” e rëndë e emrit “spiun” ndoshta mund të ndikojë në psikën e ndonjë raportuesi të mundshëm të shkeljeve e abuzimeve, është menduar emërtimi anglez, që mesa duket do jetë frymëzues batutash e barcoletash të reja.

 

a.k  

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Idiotlleqe.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>uau, po ne jemi popull spiun, e qysh do ti themi tani e tujtj, popull bilbilfryres. O sa mire, do ti fryjme bilbilit. &nbsp;Me duket se bilbilit i fryjne prostet dhe prostitutat, a jane edhe ata spiune?? &nbsp;C&#39;gallate sardonike!</p>

Submitted by un po d'indeccenza (not verified) on

<p>sa perkthim i shemtuar... pupupupu... po te llogarisesh qe ne qeveri ka disa njerez qe jane marre intensivisht me perkthime...&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po keta tallen?? korrupsioni vazhdon sepse te gjithe duan ndonje fete, nuk e nxjerrim njeri-tjetrin ne shqiptaret</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.