Grupi kriminal "AKSHI-Agasi"- Në lojë edhe Komisioni i Prokurimit Publik

Postuar në 23 Dhjetor, 2025 19:38

Detaje të reja të dosjes së AKSHI-t nxjerrin në pah bashkëpunimin e Komisionit të Prokurimit Publik me grupin që përcaktonte fituesit e tenderave. Në dosje përmendet në mënyrë të veçantë rasti i tërheqjes nga ankimimi të biznesmenit Geron Meçe. 

Sipas dosjes, KPP

i ka gjetur në raste të caktuara të mbështetura kriteret e kërkuara në DST nga Autoriteti Kontraktor dhe po ashtu në rastin e tërheqjes nga ankimimet të z. Meçe, në datën 12.08.2025, ky komision ka marrë vendim që ditën pasardhëse, datë 13.08.2025, duke argumentuar urgjencën, ndërkohë që pavarësisht se u ka shkruar një shkresë ditën tjetër se sistemi i tyre (shoqërisë ABS) ishte hakeruar (në fakt nuk ishte hakeruar, por rezultoi se z. Meçe ishte detyruar të tërhiqej nga ankimimet), ky organ shtetëror mund të vërtetonte të paktën këtë pretendim, duke qenë se ky nuk ishte një operator i panjohur në procedurat e prokurimit dhe vetë fakti që në të njëjtën ditë ishte tërhequr nga të gjitha procedurat e ankimimit, mund të kërkonte një verifikim paraprak, padyshim pa dëmtuar barazinë e palëve në proces     

Më tej në dosje thuhet se “persona me interesa të caktuara kanë arritur të ndikojnë edhe KPP-në në këtë rast, pasi veprimet e të gjithëve koordinohen me qëllim arritjen e rezultatit të kërkuar nga personat që dyshohet se janë organizatorët”.  

Sipas SPAK, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se kanë porositur dhe organizuar pengmarrjen e biznesmenti Meçe, me qëllim ushtrimin e presionit ndaj tij për të hequr dorë nga ankimimet e tenderëve shtetërorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.