Pas “Paktit Trepalësh”, reagon edhe Albin Kurti: Do vendosim së shpejti nëse do bashkohemi

Pas konfirmimit të paktit Mustafa-Haradinaj-Limaj, për të ashtuquajturën “qeveri e opozitës”, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka lënë një derë hapur për të vendosur “nëse do të bëhet pjesë e qeverisë së opozitës”.
Kurti, tha se VV i ka vënë kriteret e saja për ta mbështetur “Qeverinë emergjente”, nëse ajo do t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë, implementimin e marrëveshjeve dhe funksionimin e asociacionit, si dhe ndërprerjen e privatizimit të Trepçës, Postës dhe pasurisë tjetër të Kosovës, njofton Kosovapress. Nëse do të hynë në koalicion qeverisës ose jo, thotë se do të bisedojnë në ditët në vijim, pasi në takimin e sotëm kanë biseduar vetëm për moshyrjen në koalicion me PDK.
a.k
Add new comment