Tragjedi, studentja 22 vjeçare hidhet befasisht nga kati i 16-të i Sky Tower në Tiranë

Një tragjedi e papritur që ka shokuar gjithkënd. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 22-vjeçare është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut. Balkanweb njofton se vajza është identifikuar si Iris Belba 22 vjeç, me origjinë nga Fieri, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit. Sipas dëshmitarëve, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me të.
a.k
Add new comment