Kokëdhima “del garant” për Sadrit Danajn: Është aktivist dhe prind shumë i mirë...

Postuar në 10 Qershor, 2014 04:16

Në një intervistë dhënë për median e vet, gazetën Shekulli, deputeti Koço Kokëdhima në njëfarë mënyre “ka dalë garant” për kreun e ri të qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, për të cilin ish kryeministri Berisha akuzoi pikërisht Kokëdhimën se ka ndikuar në këtë përzgjedhje. Lidhur me akuzat mbi përfshirjen e Danajt në një rast pengmarrje-gjobëvënie në Itali në vitin 2000, Kokëdhima deklaron:  

“Po të jetë për akuzat e Saliut, duhet të jemi shumë të qartë se Saliu nuk e ka problem dhe e bën edhe dhespotin me barrë. Nuk është një person etik. Është e njohur strategjia e tij për të shpifur dhe për të përbaltur kundërshtarët. Ai është në një situatë dëshpëruese dhe shpifjet e tij nuk i beson njeri. Sadritin unë personalisht e kam njohur këtu kur udhëhiqte koalicionin qytetar për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, e kam njohur pastaj si njeri i suksesshëm biznesi, e kam njohur si këshilltar i PS-së në Bashkinë e Vlorës, e kam njohur si aktivist të krahut tonë të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit, ashtu siç e kam njohur, si një bashkëshort dhe prind shumë të mirë, që kujdeset shumë mirë për familjen, fëmijët dhe punonjësit...”.

 

Lexoni edhe në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48746&kat=87

 

a.k

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>O Koco, po sna the se a qendrojne akuzat apo jo se te gjithe nga pak jemi &quot;baba te mire e bravo cuna&quot;. Thuaj a eshte pengmarres ai apo jo - kaq duam ne. Ju Oligarshet komuniste keni 22 vjet qe arsyetoheni me Berishen gogol. Sa gjysma e Berishes te jeni ju po hajd...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.