K.Spahiu, kërkesë në Kushtetuese: Të ndryshojë kodi zgjedhor, shqiptarët po votojnë thjesht logot partiake

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:34

Kodi aktual zgjedhor përçudnon votën që populli duhet të japë për përfaqësuesit legjitimë, sepse listat e deputetëve i hartojnë krerët e partive dhe zgjedhësit votojnë vetëm logon partiake. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me anë të së cilës kërkon ndryshimin e kodit, pasi bie ndesh me Kushtetutën.  “Kodi zgjedhor është në kundërshtim me parimet bazë të Kushtetutës ku sanksionohet se populli voton të zgjedhurit ndërsa me këtë kod që kemi ne, populli voton logot e partive. Listat e deputetëve hartohen nga kryetarët e partive”, tha ai. Gjithashtu Spahiu sugjeroi se zgjedhjet e pushtetit lokal duhet të bëhen me balotazh, pasi gjithmonë dy kandidatët e parë duhet të kandidojnë mes tyre, s’mund të qeverisin me votën e pakicave të komunitetit.
a.k

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

Po nese nuk te pelqen logo e partise tende, ndryshoje o Kreshnik Martini. Gjej nje logo qe votuesit te votojne vetem ate logo. Dhe ti del perseri i pari...., nga fundi.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Ndonse Spahiu eshte prezantuar me se shumti si nje aventurier politik sesa lider e i nje partie, ka nje te drejte kur kerkon qe njerezit te votojne direkt per deputetet, e jo keta te jene percaktuar nga kryetari i partise. Kjo mund te zgjidhej duke futur ne listen e cdo partie emra konkrete dhe kush voton per subjektin politik, njekohesisht perzgjedh nga lista emra te cilet ja mbushin mendjen per deputet. Nje metode e tille zgjedhjeje zbatohet ne mjaft shtete europiane.

Por ta cosh cheshtjen ne gjykate kushtetuse, eshte nje lloj aventure zhurmuese pa as me te voglin efekt, dihet pergjigja e gjykates kushtetuse qe tani-ajo kuk ka kompetence per te diktuar ndryshime ne kodin zgjedhor qe ju pershtatet me se miri dy partive qeveritare te PS dhePD.

Submitted by Albi (not verified) on

E para gje e hajrit qe ka bere, se deri tani cdo veprim ishte ai i nje palacoje politik.

Shpresoj qe dhe Kushtetuesja jone te mbaje qendrimin qe mbajti ajo ne Itali. Aq me teper ne e kemi te sanksionuar qartesisht ne Kushtetute se mandati i deputetit eshte "individual". Kjo kompromontohet rende me parimin e listes apo votimit ne grup sipas vendimit te marre paraprakisht qe partite shqiptare perdorin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.