Arkiv-Lajme

Nuk ka më spiunë. Emërtimi i ri për informatorët e shkeljeve dhe korrupsionit janë “bilbilfryrësa”. A do ngjisë huazimi anglisht?

Postuar në 09 Qershor, 2014 14:44

Fjalë për fjalë nga anglishtja, është whistleblowers. Qeveria ka parashikuar që informatorët apo siç njihen në zhargonin popullor spiunë, por tashmë do të cilësohen edhe juridikisht me emrin e ri, “Bilbilfryrësa”. Kjo parashikohet në draftin e ri për mbrojtjen e personave që do të kallëzojnë apo do të zbulojnë informacione për shkeljet e ndryshme, në sektorin publik apo privat. Madje sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit Bledi Çuçi, këta punonjës do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht.

Mjaft me kalçeto! Lazarati u kthehet punëve të ditës në bujqësi

Postuar në 09 Qershor, 2014 14:35

Menjëherë pas fitores në futboll ndaj ekipit të Policisë së Shtetit, duket se lazaratasit e kanë lënë mënjanë argëtimin dhe u janë kthyer punëve të ditës në bujqësi. E konfirmoi sot këtë emisioni Fiks Fare, që tregoi me filmime kubikët e bimës së hashashit në oborret e shtëpive të lazaratasve, gati për mbjellje. Forcat e policisë qëndrojnë në hyrje të fshatit dhe kontrollojnë çdo automjet që del nga Lazarati, por banorët e këtij fshati mbjellin nëpër saksi lulesh, kuti të vogla dhe gota plastike fidanët e rinj.

Dajak avokates dy vjet më parë, KLD e zgjedh Kryetar Gjykate në Kukës

Postuar në 09 Qershor, 2014 14:27

KLD ka zgjedhur para pak ditësh si kryetar të Gjykatës së Kukësit një gjyqtar që ka dhunuar fizikisht një avokate dy vjet më parë, thotë Fiks Fare. Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi emrin e Isuf Shehut si kreu i Gjykatës së Kukësit, megjithë “dajakun” që asokohe u publikua edhe nga mediat, falë disa filmimeve nga një kamera sigurie.

a.k  

Limaj nuk përjashton aleancën me PDK-në e Thaçit, por “të presim rezultatet zyrtare”

Postuar në 09 Qershor, 2014 12:30

Partia Nisma e Fatmir Limajt është e hapur për koalicion, duke mos përjashtuar edhe PDK-në e Hashim Thaçit, nga i cili u nda hidhur bashkë me kryeparlamentin Jakup Krasniqi. Deklarata është bërë nga vetë Limaj, që pas marrjes së rreth 6% të votive dhe kalimit të pragut elektoral, konstatoi me kënaqësi se partia e tij “gjatë tre muajve ka arritur të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe ka arritur objektivat e saj”. Ai tha se janë të hapur për koalicion, duke mos përjashtuar edhe PDK-në, por gjithsesi “së pari të presim çertifikimin e rezultateve”.
a.k

Çekia mund të refuzojë statusin kandidat për shkak të CEZ-it? Po, thonë burime për një agjenci çeke

Postuar në 09 Qershor, 2014 10:45

Deri pak ditë më parë ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Branislava Tomasova do të deklaronte e intervistuar nga mediat tona se statusi kandidat për anëtarësim në BE i Shqipërisë mund të rrezikohej nga mungesa e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe nga rromuzet që Berisha e Rama hedhin në Kuvend. Por agjencia e lajmeve çeke, CTK, citon burime sipas të cilave Republika e Çekisë është përgatitur të bllokojë marrjen e statusit për Shqipërinë, dhe shkak për këtë janë bërë mosmarrvëshjet që dy vendet kanë për CEZ.

Fushata anti-Juncker, “The Sun”: Familjarët e politikanit luksemburgas, të lidhur me nazistët

Postuar në 09 Qershor, 2014 09:14

Britania që në krye të herës e shprehu hapur kundërshtimin ndaj mundësisë që Jean Claude Juncker të bëhet “kryeministër” i ri i BE-së, kreu i Komisionit Europian në vend të Hoze Manuel Barrosos. Por kontributin e tyre në këtë fushatë po e japin e mediat ishullore. Tabloidi “The Sun”, ka gërmuar në të kaluarën e familjes Juncker duke treguar se të afërmit e tij kanë pasur marrëdhënie me nazistët.

Basha: Statusi thjesht procedurë, prova reale për Rama-Metën është hapja e negociatave

Postuar në 09 Qershor, 2014 08:14

I kthyer nga Gjermania, lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se testi i qeverisë aktuale Rama-Meta lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit nuk është statusi kandidat, por hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoi se qeveria aktuale gjeti gjithçka gati, pasi kriteret për marrjen e statusit i përmbushën demokratët.

Nipi tjetër i Bedri Blloshmit, letër nga SHBA me akuza konkrete abuzimesh e falsifikimesh të xhaxhait

Postuar në 09 Qershor, 2014 07:21

Një letër e Ilirian Blloshmit, djali i vëllait tjetër të poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi, Selmanit, është dërguar në redaksinë e gazetës Panorama ku përforcohen akuzat e vajzës së poetit, Enerjetës, drejtuar Bedri Blloshmit, aktualisht drejtor i Institutit për Integrimit e Ish të Përndjekurve Politikë. Në SHBA prej shumë vitesh, Ilirian Blloshmi e vazhdon serinë e kësaj problematikë familjare me akuza direkte për Bedriun:

-Ka falsifikuar në vitin 1995 dokumentacionin sikur poeti i ndjerë Vilson Blloshmi ishte beqar, pa grua e fëmijë, për përfitimet e veta.

Hapet skakiera politike e Prishtinës. Koalicionet e vështira të Thaçit dhe rebusi i Isa Mustafës

Postuar në 09 Qershor, 2014 06:30

Çfarë zhvillimesh do të ketë në skakierën politike të Kosovës pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare? Bazuar në deklaratat e liderëve por edhe në logjikën e thjeshtë, analistët dhe agjencitë e lajmeve bien dakord se fitorja e vështirë e PDK-së së Hashim Thaçit do hapë siparin e negociatave të vështirë. Reuters thotë se shansi më i mundshëm është që kryeministri aktual të bëjë koalicion me partitë e vogla dhe serbët. Por në partitë e vogla figurojnë që nga demokristianët e Kosovës, deri tek parti myslimane që zor se “futen nën një çati”.

SHKB do të quhet Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme. Tahiri: Jo më kamzhik politik i eprorëve

Postuar në 09 Qershor, 2014 04:37

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka raportuar në komisionin e Ligjeve në lidhje me projekt-ligjin për ankesat në SHKB. Tahiri foli për abuzimin që ka ndodhur me këtë institucion, që së shpejti nuk do të ketë as “emërtimin hijerëndë” aktual, por do të quhet Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme