Nipi tjetër i Bedri Blloshmit, letër nga SHBA me akuza konkrete abuzimesh e falsifikimesh të xhaxhait

Postuar në 09 Qershor, 2014 07:21

Një letër e Ilirian Blloshmit, djali i vëllait tjetër të poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi, Selmanit, është dërguar në redaksinë e gazetës Panorama ku përforcohen akuzat e vajzës së poetit, Enerjetës, drejtuar Bedri Blloshmit, aktualisht drejtor i Institutit për Integrimit e Ish të Përndjekurve Politikë. Në SHBA prej shumë vitesh, Ilirian Blloshmi e vazhdon serinë e kësaj problematikë familjare me akuza direkte për Bedriun:

-Ka falsifikuar në vitin 1995 dokumentacionin sikur poeti i ndjerë Vilson Blloshmi ishte beqar, pa grua e fëmijë, për përfitimet e veta.

-Shtëpia që i është dhënë Vilsonit si dëmshpërblim, është shitur nga Bedriu (me aktshitje false).

-Ka vazhduar të vjelë pensionin e nënës së vet, që ndërroi jetë në 2003-in, me prokurë false, ndërsa kjo e fundit nuk dinte asgjë.

-Ka marrë lekët e dëmshpërblimit të babait të vet (dhe të Vilsonit), që janë derdhur jo në llogarinë bankare të personit direkt, por të Bedriut, etj.

Shkrimi plotë në numrin e sotëm të Panoramës, fq.15

 

a.k

Comments

Submitted by billy (not verified) on

<p>Pergjithesisht keta te denuarit keshtu kane qene. Jane pak te semure nga personaliteti. Kane mangesira te karakterit njerezor, prandaj dhe shkelnin ne derrase te kalbur edhe ne kohen e Dulles. Te tjeret qe &nbsp;ishin te zgjuar e dinin ku ishin caqet dhe nuk i shkelnin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.