Fushata anti-Juncker, “The Sun”: Familjarët e politikanit luksemburgas, të lidhur me nazistët

Britania që në krye të herës e shprehu hapur kundërshtimin ndaj mundësisë që Jean Claude Juncker të bëhet “kryeministër” i ri i BE-së, kreu i Komisionit Europian në vend të Hoze Manuel Barrosos. Por kontributin e tyre në këtë fushatë po e japin e mediat ishullore. Tabloidi “The Sun”, ka gërmuar në të kaluarën e familjes Juncker duke treguar se të afërmit e tij kanë pasur marrëdhënie me nazistët. Në një publikim të shkruar nga korrespondenti i gazetës në Luksemburg, thuhet se "babait i 59 vjeçarit Jean Claude Juncker ka luftuar për Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore", ndërsa i vjehrri i tij ishte një mbështetës politik i Fyhrerit dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive në persekutimin e hebrenjve. Babai Juncker u bashkua me ushtrinë gjermane dhe luftoi në Rusi që nga viti 1941. Ndërkohë, vjehrri i tij, Louis Mathias Frising, ishte profesor në Luksemburg, kur gjermanët pushtuan vendin në vitin 1940. Sipas gazetës, ai u ofrua vullnetarisht për t'u bërë kreu i propagandës gjermane dhe ishte gjithashtu përgjegjës për zbatimin e një ligji që ngushtonte të drejtat e hebrenjve.
Për njohësit e anglishtes: http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/5677964/Nazi-link-to-family-of-Euro-menace-Jean-Claude-Juncker.html
a.k
Comments
Un e dinjem se vetem
<p>Un e dinjem se vetem Qoftelargu yne i shikonte biografite, re. E c'faj ka qy i ziu se i ati punoi per nazistet. Te gjithe gjysherit, apo prinderit e politikaneve te sotem gjermane (me ndonje perjashtim sigurisht) kane qene ne ndihme te Hitlerit e nazizmit, e çfare pastaj?</p>
Add new comment