Këngëtarët grekë, hyjnë nga Qafë Bota si artistë, dalin në Kakavijë si trafikantë hashashi

Policia e Gjirokastrës deklaroi dje se janë vënë në pranga dy këngëtarë grekë nga Selaniku, të cilët një ditë para arrestimit në flagrancë me 63.5 kg marijuanë kishin qenë të ftuar në një disko në qytetin e Sarandës. Së pari u mësua se mbrëmjen e së shtunës u ndalua 27-vjeçari Panajotis Markopulos, i cili drejtonte makinën tip “Seat” me targa greke IPP 3885. Ai po tentonte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës me pakot e drogës të fshehura në brendësi të mbrapakolpit, në shasi dhe poshtë sediljes së pasme. Është marrë në pyetje dhe pasagjerja që ndodhej në mjet me të, 30-vjeçarja po nga Selaniku, Anastasia Vojiatzi. Por rezultoi se edhe
këngëtarja (mjaft e njohur) është bashkautore e trafikut të lëndës narkotike të sekuestruar. Dy këngëtarët, të famshëm në vendlindjen e tyre, por edhe në Shqipëri, janë arrestuar me akuzën e “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
a.k
Add new comment