Çekia mund të refuzojë statusin kandidat për shkak të CEZ-it? Po, thonë burime për një agjenci çeke

Deri pak ditë më parë ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Branislava Tomasova do të deklaronte e intervistuar nga mediat tona se statusi kandidat për anëtarësim në BE i Shqipërisë mund të rrezikohej nga mungesa e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe nga rromuzet që Berisha e Rama hedhin në Kuvend. Por agjencia e lajmeve çeke, CTK, citon burime sipas të cilave Republika e Çekisë është përgatitur të bllokojë marrjen e statusit për Shqipërinë, dhe shkak për këtë janë bërë mosmarrvëshjet që dy vendet kanë për CEZ. Vitin e kaluar, Shqipëria u hoqi çekëve licencën e CEZ ndërsa firma kërkoi një arbitrazh ndërkombëtar. Burimet e CTK në Pragë kritikojnë faktin që bisedimet me CEZ kanë mbetur në vend. Praga kritikon faktin se bisedimet mes Tiranës dhe CEZ në Vjenë nuk kanë cuar askund. Madje artikulli citon se Shqipërisë i është dërguar një sinjal pak kohë më parë, duke i dëshmuar se ky kundërshtim mund të ndikojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, gjë që duhet që 28 vendet e BE ta aprovojnë. Në janar të vitit 2013, Shqipëria revokoi licencën e kompanisë CEZ Shpërndarje. Në krye u vu një administrator shqiptar duke i hequr mundësinë cekëve në administrim të shpërndarjes së energjisë elektrike. CEZ ndërmori një arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë bazuar në një Traktat të Kartës së Energjisë, që e kishin ratifikuar të dy shtetet, si Shqipëria ashtu dhe republika e Çekisë. Në këtë Traktat përcaktohen rregullat e investimeve të mbrojtjes ndërkombëtare në industrinë e energjisë. CEZ kërkon dëmshpërblim për dështimin që sipas kësaj kompanie ka bërë Shqipëria në mbrojtjen e investimeve në CEZ Shpërndarje.
a.k
Comments
Shume mire. Le ta degjoje

Shume mire. Le ta degjoje Sali Berisha, qe ju hodh ne qafe cekut.

Mora ta degjoje Saliu, Nanua

Mora ta degjoje Saliu, Nanua edhe Albert Brojka biles. Dhe ti vene gishtin kokes. Në mos pacin koke, ta shikojne me perparesi se e gjejne nje vend per gishtin

Dreq e pune; dhe ne kujtuam

Dreq e pune; dhe ne kujtuam se Cekia dhe plot te tjere do i thone Jo nje vendi qe ka si Zv/KM Ilir Meten, qe ka rreth 12 deputete qe kerkohen nga interpoli, qe ka nje maskara si Spartak Braho qe drejton cosa nostren durrsake ne parlament dhe funksione te larta shtetorore etj, etj - te cilet te gjithe duhet te kishin perfunduar ne burg e jane ne krye te shtetit shqiptar.

Por qenka thjesht pune CEZ-i - pra, korrupsion Berishe dhe jo korrupsion sistemi drejtesie.

po 6 mujorin e ardhshem kush

po 6 mujorin e ardhshem kush dhe per cfare arsye do te na refuzoje

Add new comment