Mjaft me kalçeto! Lazarati u kthehet punëve të ditës në bujqësi

Menjëherë pas fitores në futboll ndaj ekipit të Policisë së Shtetit, duket se lazaratasit e kanë lënë mënjanë argëtimin dhe u janë kthyer punëve të ditës në bujqësi. E konfirmoi sot këtë emisioni Fiks Fare, që tregoi me filmime kubikët e bimës së hashashit në oborret e shtëpive të lazaratasve, gati për mbjellje. Forcat e policisë qëndrojnë në hyrje të fshatit dhe kontrollojnë çdo automjet që del nga Lazarati, por banorët e këtij fshati mbjellin nëpër saksi lulesh, kuti të vogla dhe gota plastike fidanët e rinj. Tani është koha kur banorët krijojnë plantacionet me bimën e marijuanës, por sipas vetë banorëve, shirat e zgjatur të pranverës janë një nga arsyet që i kanë penguar që fidanët t’i mbajnë në kubikë nëpër banesat e tyre. Mësohet se interes të veçantë për fshatin ka shprehur edhe redaksia e emisionit investigative italian, “Hijenat”.
a.k
Comments
Me kesiolloj titujsh do
<p>Me kesiolloj titujsh do ngeleni pa pune! Degjomeni mua. Shikojeni shqiptaren.com qe cfare kapet jashte eshte nisur ne 2012...<br />Per mendimin tim Lazarati eshte kooperativa shembullore, madje aty eshte zhvendosur e gjithe elita profesioniste qe c'beri "demokracia" si prsh Mbrojtja me zjarr te kryqezuar, kokat e institutit bujqesor te kamzes etj etj. Ai qe kerkon te mbjelle ne Shkoder mer konsulencen e nevojshme ne lazarat pasi kam degjuar qe kane dy hektare vetem per pune laboratorike dhe zhvillimin e fares</p><p> </p>
Add new comment