Bumerangu i “HEC-eve për të tërë”, protesta e Valikardhës bëhet e dhunshme, premtohet vazhdimi

HEC-i që do të ndërtohet në fshatin Valikardhë të Bulqizës dhe do të përdorë si burim ujin e Liqenit të Zi, me të cilin banorët e fshatrave të komunës Zerqan vadisin tokat bujqësore, ka ngjallur një protest të fortë të të prekurve. Vepra me një vlerë prej 18.5 milionë euro është aprovuar me vendim të Marsit të 2013 nga KRT. Sipas banorëve, projekti ka nisur pa marrë në konsideratë mendimin e tyre, duke shfrytëzuar të vetmin burim të katër fshatrave të kësaj komune dhe duke vënë në rrezik të mbjellat e tyre. Të gjitha tokat e zonës jo vetëm që do të thahen, por do të shkaktojnë sipas banorëve, katastrofën më të madhe ekologjike.
Gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, banorët jo vetëm patën konfrontime fizike me punonjësit e HEC-t, por shkatërruan dhe dhe goditën me gurë godinat e kësaj kompanie, dogjën kampin e punëtorëve dhe tentuan të godasin dhe disa nga mjetet e kompanisë. Për situatën në fjalë policia shoqëroi në komisariat pesë fshatarë të zones, ndërsa avokati i firmës ndërtuese foli për 200 mijë euro dëm. Gjithsesi banorët paralajmërojnë se nuk do t’i ndërpresin protestat pa largimin e firmës dhe pa ndërprerjen e punimeve.
a.k
Add new comment