Ish polici organizator i “Divjakës”, ka shpëtuar dy herë nga arrestimi. Dyshohet për njoftim nga brenda rradhëve

U ka shpëtuar dy herë operacioneve të agjentëve të policisë për arrestimin e tij, ish-oficeri i policisë që ka organizuar trafikimin e 460 kg drogë me avionin italian të drejtuar nga piloti Giorgio Riformato. Janë mbushur dy javë nga shpallja në kërkim e ish-efektivit të policisë, kanë thënë burime për Shqiptarja.com, dhe policia ka ushtruar kontroll në dy banesa ku mendohej se strehohej ish-efektivi i policisë, baxhanak i të arrestuarit Saimir Bajrami. Në të dyja rastet nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e ish-efektivët të policisë që ka shërbyer si specialist tek sektori i antidrogës në Fier dhe shef SHKB-je në Gjirokastër. Ka shumë dyshime se ai mund të jetë njoftuar nga struktura të veçanta të policisë, duke bërë që të largohet në kohë.
a.k
Comments
Nese ka dyshime se eshte

Nese ka dyshime se eshte larguar,kjo eshte nje gje fare e thjeshte per t'u verifikuar.

Nderkaq Marion Mitron (porositesin e tritolit per makinen e prefektit te Vlores,tek

vrasesi Julian Sinanaj)e prangosen ne kohen e duhur ne Aeroportin e Rinasit.

Ky lajm nuk me ben t'a besoj.

A ka emer dhe mbiemer ky baxhanaku, ish-polic, i Sajmir Bajramit????

Add new comment