Shqipëria më pranë statusit, por shqiptarët më të ftohtë ndaj integrimit. Sondazhi i ISN-së zbardh rënien me 8%

Dëshira europiane e shqiptare duket se ka rënë. Ndonëse vendi ynë ndodhet shumë pranë marrjes së statusit të vendit kandidat me BE-në, kjo gjë entuziazmon përherë e më pak shqiptarë sesa më parë, një sondazh i kryer në 12 qarqe të vendit në muajin prill zbulon se ka një rënie të ndjeshme të atyre që e mbëshetëisn integrimin. Nga 85% që ishte dikur sot shifra shkon në 77%, sipas sonadazhit që raportohet nga gazeta “Shqip”. Gjithsesi është e pavend të flitet për euroskepticizëm mes shqiptarëve, sa kohë që po sipas sondazhit 70% e të intervistuarve mendojnë se fajtorë për këtë vonesë është politika dhe institucionet shqiptare. Pra faji shihet brenda faktorëve të brendshëm.
s.z
Add new comment