Aktorja Arta Dobrushi në Akademinë ‘Kult’: Qeveria e korruptuar ‘Thaçi’ e turpëron Kosovën nëpër botë

Postuar në 10 Qershor, 2014 17:23

Mbrëmë, në fakt vetëm tri-katër orë më parë, Akademia ‘Kult’ zhvilloi veprimtarinë e vet të përvitshme, dhe me këtë rast ndau çmime e celebroi 10 vjetorin e lindjes. Show, që u zhvillua në TOB, u drejtua (lezetshëm, duhet thënë) nga Vikena Kamenica e Artan Imami, por ngjyrat ia dhanë artistët që ishin caktuar të ndanin çmimet dhe vetë artistët e vlerësuar. Në muzikë u vlerësua Dren Abazi, në teatër Arben Derhemi, në letërsi Besnik Mustafaj, në libra studimorë Dhurata Shehri, në përkthim Donika Omari, ne pikturë Adrian Paci, etj. Një çmim special iu dha Sabri Hamitit nga Kosova, Luan Starovës nga Maqedonia, Guljelm Dedës (pas vdekjes) për përkthimin e ‘Orlandos së çmendun’ të Ludovico Ariosto-s, regjizorit Piro  Milkani, dhe aktores kosovare me aktivitet në Zvicër e në vende të tjera të Europës, Arta Dobrushi (ne foto ne nje aktivitet tjeter). Ra në sy që kjo e fundit, gjatë fjalës që mbajti, i bëri një kritikë të hapur e të qartë qeverisë ‘Thaçi’. “Është gjynah që kemi një qeveri kaq shumë të korruptuar, që e turpëron emrin e kosovarëve nëpër botë”, tha në thelb ajo.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.