Kim Jong Un inspekton godinat e sistemit meteorologjik. Ankesa serioze për gabime në parashikimin e motit...

Postuar në 12 Qershor, 2014 09:58

Kreu i Koresë së Veriut ka bërë një inspektim të ri, drithërues mund të thuhet, po të mbahet parasysh pasoja e kritikave të tij. CNN i referohet gazetës shtetërore koreano-veriore "Rodong Sinmun", e cila përcjell lajmin se Kim Jong Un është shprehur shumë i irrituar me pasaktësitë e parashikimit të motit nga enti përkatës në Kore. Sipas kësaj gazete nuk bëhet fjalë thjesht për saktësinë në vetvete, por për pasojat që mund të ketë parashikimi i gabuar për ekonominë dhe jetët njerëzore. Duke patur parasysh regjimin dhe karakterin e dëshmuar të Jong Un, më të paparashikueshme mund të rezultojnë pikërisht masat që mund të marrë ai për këto gabime të shërbimit meteorologjik korean.

http://edition.cnn.com/2014/06/12/world/asia/north-korea-kim-weather/ind...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.