Panorama: Meta u largua nga festa e PS-së pas vonesës së Ramës

Partia Socialiste festoi dje ditëlindjen e 23-të të saj. Festa u organizua në oborrin e brendshëm të Muzeut Kombëtar. Në orën 19:30, kur nisi dhe orari i pritjes nga “të zotët e shtëpisë”, tapetin me ngjyrën e Rilindjes e shkelën të parët socialistët e hershëm Ndre Legisi e më pas Gramoz Ruçi, Ethem Ruka, Servet Pëllumbi me djalin e me radhë.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, me bashkëshorten Monika Kryemadhi, mbërriti me një grup deputetësh të forcës së tij politike. Në hyrje të Muzeut Kombëtar, të ftuarit priteshin nga sekretari Organizativ Blendi Klosi, deputetja e Tiranës Blerina Gjylameti dhe kryetarja e FRESH-it, Joleza Koka.
Rreth orës 20:10, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kry emadhi, u larguan nga festa. Kishin kaluar 40 minuta nga ora e përcaktuar në ftesë për të nisur festa dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ende nuk kishte ardhur. Pak para Metës ishte larguar dhe deputeti Spartak Braho. Pas kryetarit të Kuvendit u largua dhe Vangjel Dule, nënkryetari i Parlamentit. Kryeministri Rama mbërriti nxitimthi në orën 20:20, afërsisht 50 minuta me vonesë, ndërsa të ftuarit kishin marrë nga një gotë pije dhe bisedonin mes ty re në oborrin e brendshëm të Muzeut, të ndriçuar me ngjyrat e Rilindjes.
http://www.panorama.com.al/2014/06/13/partia-socialiste-feston-23-vjetor...
Add new comment