Diskutim për situatën ekonomike; borxhi publik, mungesa e investimeve dhe nevoja për reformë strukturore, momente kyçe

Postuar në 11 Qershor, 2014 15:39

Në emisionin “Të bësh ekonomi” në “News24” sot kanë qenë të ftuarekonomistë të cilët kanë folur për situatën ekonomike në vend. Pavarësisht përkatësisë politike, të gjithë bashkohen në një pikë: situata është e vështirë dhe se rënia ekonomike ende nuk po ndalet. Për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, rritja kërkon stimuj financiarë që sipas tij mungojnë. Po kështu sipas tij, efekt negativa ka patur edhe propaganda e qeverisë, pasi “ekonomia është edhe moment psikologjik”. Edhe kolegu i tij, Arben Malaj, nuk është optimist. “Aq e rëndë është gjendja e financave publike sa borxhi shkoi 70% në 2014. Borxhi do vazhdojë të ulet në mënyrë graduale dhe në vitin 2019 nëse gjërat do ecin siç janë parashikuar ai shkon 57%. Do na duhen 10 vjet të kthehemi në pikat ku jemi nisur. Do kemi vitin tjetër një difiçit dy herë më të vogël. Duhet të vihen në lëvizje të gjithë faktorët”, ka thënë ai. Ndërkohë Ardian Civici ka nënvizuar si pozitive marrëveshjen me FMN-në, por gjithësesi nuk dihet sesa do të ndihmojë kjo për të ruajtur stabilitetin në terma afatgjatë, apo afatmesëm. Kjo pasi për Civicin jemi në pikën që ka nevojë për reforma strukturore.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ekonomia-bode-vazhdon-ne-renie--mala...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.