Kosovë, blloku opozitar në lëvizje. I paqëndrueshëm politikisht edhe pretendimi kushtetues i PDK-së. Duket se Hashim Thaçit i mungojnë numrat

Opozita koosvare është e vendosur që të marrë frenat e qeverisjes në dorë, nisur kjo nga rezultati i 8 qershorit si dhe marrëveshja e tre drejtuesve të partive respektive, LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën. Dhe kjo pavarësisht se kryeministri Hashim Thaçi është duke testuar nervat e tyre përmes përpjekjes për interpretim kushtetues për negociimin e qeverisë së re. Ismet Beqiri, një nga drejtuesit e LDK-së i ka kërkuar Thaçit që nëse ka shumicën le të bëjë qeverinë e re. Një apel ky që vë në diskutim alibinë kushtetuese të PDK-së. Nga ana tjetër mediat nuk po mungojnë që të flasin edhe ndarjen e posteve ministrore mes përfaqësuesve të opozitës aktuale, ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka bërë një thirrje direkte Hashim Thaçit: “Dorëzohu, ne i kemi numrat”.
s. z
Add new comment