INSTAT: 0.2 milion të papunë. Shumë më pak se 1 milion…

Postuar në 12 Qershor, 2014 05:32

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, të kryer nga INSTAT-i, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç ishte 901.865 persona.  Ndërsa numri i personave të moshës 15-64 vjeç në kërkim të punës, por të papunësuar (të papunë) ishte 201.770 persona. Si rezultat niveli i papunësisë ishte 18.3%.

Duket qartë se INSTAT-i tani nuk e bazon më llogaritjen e papunësisë vetëm në numrin e atyre që regjistrohen në zyrtat e punësimit si të papunë, por në numrin total të atyre që kërkojnë punë dhe nuk kanë gjetur vend pune. Si rezultat, numri i të papunëve kap shifrën 0.2 milion dhe jo 0.14 milion, si më parë. Sidoqoftë, edhe me këtë përmirsim të llogaritjes nga INSTAT-i, shifra e papunësisë është shumë më e vogël se 1-milionshi që pretendonte PS-ja kur ishte në opozitë…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.