Haradinaj në “Top-Show”: “Nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, deviza e opozitës do të jetë vetëm një: Hajnat në burg”

Ramush Haradinaj ka qenë sot i ftuar në studion e “Top-Show” në një intervistë me drejtuesin e këtij emisioni Alban Dudushi. Haradinaj është shpallur si kandidati i opozitës për kryeministër ndaj edhe qëndrimet e tij kanë rëndësi jo të vogël. Për kreun e AAK-së rezultati i 8 qershorit bëri të qartë se kush është pakica në Kosovë. Sipas tij, opozita e bashkuar ka një shumicë të mjaftueshme për të ndërtuar një qeveri, duke mos harruar se edhe “Vetëvendosja” ka një peshë të shtuar në votën kundër Hashim Thaçit dhe PDK-së. Ky i fundit i referohet dispozitave kushtetuese që i japin të drejtë koalicionit parazgjedhor me rezultatin më të lartë që të krijojë qeverinë, por fakti është se kundrejt këtij aspekti më shumë teknik, marrëveshja e opozitës paralizon në parim çdo përpjekje për të krijuar shumicë nga ana e Thaçit. I pyetur për eventualitetin e zgjedhjeve të reja, Haradinaj ka qenë shumë i qartë. “Nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, e gjithë opozita e bashkuar do të ketë vetëm një devizë: “Hajnat në burg”, ka thënë ai. Ai ka prekur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, proces të cilin e ka vlerësuar dhe ka premtuar se do të vazhdojë. Ky është një moment kritik për Kosovën, pasi medait serbe nuk kanë heshtur për kandidaturën e Haradinajt për kryeministër. Kështu gazeta “Blic” përmendte të shkuarën e Haradinajt, faktin se është krijuar një tribunal i ri për krimet e luftës dhe se ai ka në shpinë një sërë akuzash nga Serbia. Por këtij elementi taktik që serbët nuk mungojnë ta hedhin në skenë përherë, kryeministri potencial i Kosovës i ka dhënë përgjigje me mbështetjen për vijimin e dialogut.
s.z
Comments
Dmth Ramushi thote, po u bera
<p>Dmth Ramushi thote, po u bera une kryeminister hajnat mund te rrine edhe jashte burgut........!!!! Kjo s'ka bithe ku te rrije mor zotni.....</p>
Keshtu kuptohet shprehja si
<p>Keshtu kuptohet shprehja si nje kercenim se po qe se nuk e lene te zgjedhet kryeminister atehere do te denohen te gjithe qe jane marre me korrupsion ndersa po u zgjodh do te tolerohen. Njelloj si ketu. Para se te zgjidhen d.m.th kur nuk e kane te sigurte qe do zgjidhen bejne deklarata anti korrupsion, kercenojne, denoncojne. Pasi marrin pushtetin hajdutet qe ikin hane parate e vjedhura ne qetesi, sepse reagimet zbuten duke zgjedhur persona konsensuale si Llalla etj, neper institucione kyce qe s'kane ndermend te bejne gje.</p>
Ka bere shkollen e Ilir Metes
<p>Ka bere shkollen e Ilir Metes dhe ky. Sheiket e Skraparit dhe Pejes kane cfare te mesojne nga njeri tjetri. </p>
Add new comment