Studiuesi Demiraj flet për nevojën e ballafaqimit mes koncepteve tradicionale me ato të reja për gjuhën. “Larg vulgaritetit të debatit për Standardin”

Postuar në 11 Qershor, 2014 06:13

Është zhvilluar Tubimi i 5-të Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman, një aktivitet i cili organizohet nga dega e Albanologjisë në Universitetin Ludëig Maximilian në Munih. Në tubim kanë referuar emra të njohur të albanologjisë dhe gjuhës shqipe, gjithësej 32 studiues nga 27 qendra të ndryshme universitare. Për studiuesin Bardhyl Demiraj tubimi ka për synim “të shestojë në debatin shkencor albanologjik perspektiva të reja në studimin e faktorëve themelorë që formësojnë së bashku matriksin e kulturës etnike të popullit shqiptar”. Një vërejtje ka ardhur në këtë kuadër edhe për mënyrën sesi akademikët dhe qendrat shqiptare i qasen debatit për standardin e shqipes që për Demirajn “ka kapluar me vulgaritetet e rastit deri edhe instancat më të larta të jetës intelektuale në trojet shqiptare”. Për atë sesi mund të distilohet ky mendim mbi standardin, pra duke ruajtur imunitetin ndaj vulgaritetit, Demiraj ka dhënë mendimin se kjo mund të arrihet “duke përvijuar ballafaqimin e koncepteve tradicionale me ato moderne mbi gjuhën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve”. Nëse do ta përmblidhnim, atkualiteti dhe sfidat e të ardhmes imponojnë kalimin nga sherri dhe debatet sterile drejt një dialogu mbi kulturën dhe gjuhën, në funksion të rrokjes së proceseve që përjeton sot bota shqiptare.

http://koha.net/?id=4&l=13734

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.