Ndryshon kahu i lëvizjes së njerëzve të kualifikuar. “Rikthim i trurit” në vendet e origjinës...

Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zv. President dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe ka prekur në një opinion në “Project Syndicate”, një çështje që është e ndjeshme edhe për Shqipërinë. Bëhet fjalë për “rrjedhjen e trurit” dhe pasojat e saj në ekonomitë e vendeve të origjinës. Al Maktoum niset nga një ndodhi personale në vitet ’60 në Londër me një doktor arab që ishte larguar nga vendi i vet. “Shtëpia ime është aty ku mund të ushqehem”, i thoshte asokohe doktori kryeministrit të tanishëm të EBA. Në këtë pikëpamje vendet që humbasin njerëzit e talentuar ndodhen në një rreth vicioz: kanë nevojë për talentet që të krijojnë mundësi, por nuk kanë mundësi që të paguajnë talentet. Gjithsesi situata ka ndryshuar. Për vitin 2012-2013, thithja e forcës punëtore ka si vend të parë tërheqës pikërisht EBA, por në vendet e para qëndrojnë edhe vende si Arabia Saudite, Nigeria, Afrika e Jugut apo edhe India, Brazili dhe Meksika. Pra ka një ndryshim në kahun e lëvizjes. Për Al Maktoum kjo tregon se edhe vende të vogla, në rajone me konflikte, mund të imponojnë krijimin e një “ishulli mundësish”. Dhe kjo pa kufizuar idetë dhe inovacionet me dogma apo ideologji sunduese. Tema ka shumë aktualitet edhe për Shqipërinë, pasi në vendet e rajonit, Shqipëria është vendi i prekur më shumë nga ikja e njerëzve të kualifikuar. Problemi është se teksa këta të ikur, u “rikualifikuan” në tregun e vendeve perëndimore, asgjë nuk duket se bëhet për t’i rikthyer ata në Shqipëri, tashmë që edhe Perëndimi është prekur nga kriza. “Rifitimi i trurit”, siç e quan Al Maaktoum, është edhe faktor ndryshimi politik, pasi rrit natyrshëm kërkesën ndaj politikës. “Aty ku mendjet e mëdha shkojnë sot, gjëra të mëdha do të ndodhin nesër”, thotë kryeministri i EBA-s.
https://www.project-syndicate.org/commentary/mohammed-bin-rashid-al-makt...
s.z
Comments
Per te vleresuar trurin e
<p>Per te vleresuar trurin e kombit kerkohet para se gjithash nje nivel qytetar mbizoterues dhe nje qeveri elitare e pakorruptuar.Ne Shqiperi kjo nuk ka ndodhur deri me sot dhe ndruaj se nuk ka per te ndodhur ndonjehere.Shqiperia mendoj se do te vazhdoje edhe ne te ardhmen me qeveritare te pa afte,te korruptuar,servile dhe te nenshtruar ndaj te huajve.Shqiperia ka per tu shfrytezuar si gjithmon nga te huajt tashme ne frymen e globalizmit,NATO-s apo te EUROUNIONIT.Çdo popull e ka qeverine dhe nivelin e tij te jeteses sipas kokes.</p>
Add new comment