Ministri i Brendshëm takon ambasadorët e BE-së në Tiranë. “Trafiku i drogës kërkon zgjidhje europiane”

Postuar në 11 Qershor, 2014 07:04

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takimm me 28 ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Tiranë. Objekt i takimit ka qenë lufta kundër trafikut të drogës. Për Tahirin ky fenomen ndërkombëtar nuk mund të luftohet pa një bashëkrendim në nivel ndërkombëtar. Madje për ministrin shqiptar kjo çështje kërkon trajim europian. “Ky problem kërkon zgjidhje europiane dhe prandaj ne u ulëm në një tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka thënë ai. Ai ka dhënë edhe disa shifra për angazhimin e policisë dhe efikasitetin e luftës së deritanishme. Ajo që mungoi në  prononcimin e tij ishte qëndrimi apo ajo çfarë ambasadorët thanë, nëse do të ketë marrëveshje konkrete apo jo, pasi në instancë të fundit trajtimi si problem ndërkombëtar i këtij fenomeni do të thotë në një farë mënyre mirëkuptim edhe për kapacitetet e Shqipërisë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.