Reuven Rivlin zgjidhet president i Izraelit. Një letër urimi, shkruar me Google Translate, edhe nga një grup militant sirian

Reuven Rivlin është zgjehdur presidenti i ri i Izraelit. Zgjedhja e tij është shoqëruar me disa intepretime dhe diskutime, për shkak të marrëdhënieve të tija të tensionuara me kryeministrin Netanjahu, por sidomos për shkak të refuzimit të tij për të zgjidhur çështjen palestineze duke pranuar njohjen e shtetit palestinez në Rripin e Gazës. Gjithsesi, mediat izraelite bëjnë të ditur se pavarësisht këtyre pikëpamjeve, Rivlinin e ka uruar edhe kreu i një grupi rebëlësh që lufton në Siri kundër Bashar Al Asadit. Mohammed Adnan, kreu i Bashkimit Revolucionar për të Ardhmen e Sirisë i ka dqërguar një letër Rivlinit ku i shprehet se “si një rebel sirian, unë mbështes krijimin e lidhjeve të reja bazuar në sinqeritet dhe ndershmëri mes popullit sirian dhe atij izraelit”. Madje ai pret me padurim momentin kur Izraeli bashkë me rebelët sirianë do të festojnë fitoren mbi trininë e paligjshme: Asad, Hezbollah dhe Iran. Mediat izraelite njoftojnë edhe faktin kurioz se letra është shkruar në anglisht, por me ndihmën e Google Translate.
http://www.jpost.com/Middle-East/President-elect-Rivlin-gets-letter-of-c...
s.z
Add new comment