Zgjedhjet në Kosovë ende pa produkt. Fatmir Limaj flet për përpjekje për manipulim nga PDK-ja

Çështja e krijimit të qeverisë në Kosovë dhe përballjet mbi atë se kush e ka të drejtën për të nisur negociatat po kalon në shinat e akuzave. Kështu, ndërkohë që ende po pritet numërimi edhe i votave të hedhura në Kazakistan, pra nga qytetarë kosovarë me banim në këtë vend, për partinë e Fatmir Limajt ka dyshime se pas kësaj pauze po përgatitet manipulimi. Sipas “Nismës për Kosovën” elementë të manipulimit mund të vihen re edhe në faktin se në momentin që opozita shpalli koalicionin, në sitin e KQZ-së u ndërpre publikimi i të dhënave të numërimit. Për këtë arsye kërkohet publikimi i të gjitha të dhënave, pasi siç po shihet Thaçi po kërkon të fitojë kohë, të bindë opinionin për legjitimitetin e të drejtës për negociata si dhe të kërkojë apo të imponojë aleatët që i mungojnë për arritjen e shifrës prej 50+1% të votave.
http://koha.net/?id=27&l=13791
s.z
Add new comment