Exit-Poll i “Gani Bobit”: PDK 33.1 %, LDK 30.4 %, VV 15.2 %, NISMA 5.8 %, AKR 3.8 %

Postuar në 08 Qershor, 2014 13:36

Instituti "Gani Bobi" ka publikuar ne Klan Kosova "Exit-Poll-in" për zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë. 2500 votues janë pyetur pasi kanë votuar.  95 për qind e votuesve janë shprehur se janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të zgjedhjeve ndërsa 1 përqind është shprehur se zgjedhjet janë organizuar keq.

Projeksioni i institutit thotë se Partia Demokratike e Kosovës është në vend të parë me 33.1 për qind e ndjekur nga LDK me 30.4 përqind, Vetëvendosja, sipas “Gabi Bobit” del në vend të tretë me 15.2 për qind e ndjekur nga Nisma e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit me 5.8 për qind dhe AKR e Behgjet Pacollit me 3.8 përqind. Gjithsesi, duhet pritur rezultati përfundimtar dhe zyrtar i zgjedhjeve nga KQZ-ja. 

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.