Arkiv-Lajme

Rama: I marr gjithmonë me rezervë citimet e deklaratave të miqve dhe partnerëve

Postuar në 06 Qershor, 2014 03:01

Kryministri, Edi Rama gjatë një interviste për “Tv Klan”, thotë se “nuk është asnjë çudit që të mos jetë dakord” me zyrtarët e lartë të vendeve partnere. Si arritet më të mëdha në këto muaj qeverisje, Rama veçon luftën kundër krimit dhe rimëkëmbjen ekonomike.

 

Harta e re e Evropës sipas Putin, parashikohet krijimi i Shqipërisë së Madhe

Postuar në 06 Qershor, 2014 02:38

Mediet ruse kanë publikuar hartën e Evropës pas ndryshimeve t kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia. Në këtë hartë shihet se Krimeja si pjesë e Rusisë, bashkangjitur ështe edhe Donbasi, vendi ku po zhvillohen aktualisht luftime të ashpra. Gjithashtu edhe krahina e njohur me emrin “Nova Rusia”, në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.

A është sjellë politikisht ndaj shqiptarëve Janullatos? Pyetja ndan në “pro” dhe “kundër” panelin e “Opinion”

Postuar në 05 Qershor, 2014 15:43

A është sjellë politikisht ndaj shqiptarëve, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos? Kjo pyetje shkaktoi debate të forta në “Opinion-in” e Blendi Fevziut. Mungesa e një mesazhi të qartë apo një meshe për viktimat e luftës së Kosovës, sipas analistit Artur Zheji, ngre pikëpyetje të forta rreth tij. 

Kosova në prag të zgjedhjeve. Në provë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Postuar në 05 Qershor, 2014 14:33

Kosova zhvillon në datë 8 qershor zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen jashtë afatit normal. Pra janë zgjedhje të parakohshme. Procesi ka rëndësi të madhe për shtetin më të ri në Europë, pasi aktualisht janë në zhvillim e sipër dialogu me Serbinë, përfundimi i legjitimitetit formal të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe perspektiva e inkuadrimit të saj në projektet ekonomike dhe zhvillimore të Ballkanit. Të gjitha këto varen nga zgjedhjet e nesërme.

Nishani: “Me statusin evidentohen qartë përgjegjësitë e gjithësecilit”

Postuar në 05 Qershor, 2014 12:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë sot një intervistë për “ABCNEWS”, realizuar nga gazetarja Merita Haklaj. I sapokthyer nga Polonia, ku ndodhej me rastin e festimeve për 25-vjetorin e lëvizjes polake “Solidarnost”, Nishani ka folur për këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm president shtetesh, nisur që nga Barak Obama e deri tek I ftuari I veçantë, presidenti I ri ukrainas, Poroshenko.

Sarajevë, takim i shefave të Shtabit të ushtrive të Ballkanit. Flitet për krijimin e qendrave të trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta

Postuar në 05 Qershor, 2014 11:04

Në Sarajevë është mbajtur këto ditë takimi i shefave të Shabit të ushtrive të disa vendeve të Ballkanit. Forumi “B9” siç quhet ky takim periodik është një nismë turko-greke e vitit 2006 dhe zhvillohet me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesit të NATO-s, respektivisht komandës aleate të Napolit. Në takimin e këtij viti kanë marrë pjesë shefat e Shtabit të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë si dhe admirali Bruce Clingan.

Mali i Zi, sekusestrohet një sasi e madhe kokaine që mendohet se ishte destinuar për në Shqipëri

Postuar në 05 Qershor, 2014 09:59

250 kg kokainë janë bllokuar në Tivar të Malit të Zi, sasi e cila mendohet se kishte për destinacion Shqipërinë. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe është zbuluar në një anije që transportonte banane. Pak javë më parë në Ekuador u bllokua një sasi prej 87 kg kokaine që kishte destinacion Shqipërinë, çka duket se jep idenë se ky vend është kthyer në pikë blerjeje për trafikantë të lidhur me Shqipërinë. Ndërkohë media serbe “B92” flet për 220 kg dhe nuk përmend Shqipërinë si destinacion, por “një nga vendet fqinj me Malin e Zi”.

s.z  

Tregtarët “pushtojnë” tatimet, protestë pas mbylljes së tregut në Lezhë

Postuar në 05 Qershor, 2014 09:30

Ka nisur me tensione dita në qytetin e Lezhës pas mbylljes së tregut të lirë në këtë qytet. Mëngjesin e sotëm, një grup tregtarësh janë futur me forcë në Drejtorinë e Tatimeve të Lezhës, ku kanë kërkuar një takim urgjent me drejtorin Arjan Barbullushi.

Së shpejti në treg kartëmonedha me prerje “10 mijë lekë”

Postuar në 05 Qershor, 2014 08:45

Banka e Shqipërisë pritet që së afërmi të hedhë në treg kartëmonedhën e re me prerje 10 mijë lekë. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së dhe parashikohet që përpara hyrjes në treg të lirë, një grup pune i ngritur nga Guvernatoir Ardian Fullani do të përcaktojë elementët e përmbajtjes grafike dhe tematike. ATSH-ja citon burime të vetat se ndonëse nuk ka një afat konkret për lëshimin e kartëmonedhës së re, brenda disa muajve ajo gjithësesi do të jetë prezente.

Romani “E Penguara” e Ismail Kadaresë propozohet për Çmimin Evropian të Letërsisë në Holandë

Postuar në 05 Qershor, 2014 07:16

Ismail Kadare është propozuar si kandidat i çmimit evropian për letërsinë. Përzgjedhja është bërë nga përfaqësues të 15 librarive më të mira në Holandë, profesorët Alexander Rinnoy Kan, Eric Metz dhe shkrimtari Chris Taan Wijts, të cilët kanë seleksionuar 20 romane të përkthyer nga 12 gjuhë. Mes tyre figuron edhe romani “E Penguara” e Ismail Kadaresë që është përkthyer nga shqipja në gjuhën holandeze nga Roel Schyt. Çmimi në fjalë jepet për të katërtën herë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme