Tregtarët “pushtojnë” tatimet, protestë pas mbylljes së tregut në Lezhë

Ka nisur me tensione dita në qytetin e Lezhës pas mbylljes së tregut të lirë në këtë qytet. Mëngjesin e sotëm, një grup tregtarësh janë futur me forcë në Drejtorinë e Tatimeve të Lezhës, ku kanë kërkuar një takim urgjent me drejtorin Arjan Barbullushi.
Mospritja nga ky i fundit ka sjellë dhe irritimin e tyre, ku tregtartë janë konfliktuar me policinë dhe punonjësit e zyrës së tatim-taksave në Lezhë. Ata vijjonë të qëndrojnë aty prej rreth një ore.
Në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që nuk lejojnë tregtarët të futen në zyrën e drejtorit të Tatimeve.
Ndërkaq, një pjesë tjetër e tregtarëve kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të tregut. Kjo është dita e dytë që rreth 350 tregtarë në këtë qytet nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e lirë.
Kjo pasi tatimet kërkojnë licencimin e tyre me një vendim qeverie për t’i pajisur ma kasë fiskale. Një masë e tillë është kundërshtuar nga tregtarët, të cilët deklarojnë se paguajnë taksa pranë bashkisë së Lezhës dhe e kanë të pamundur të regjistrohen edhe tek tatimet për shkak se përfitimet që nxjerrin nga ky aktivitet janë shumë të vogla. GAZETA DITA
Add new comment