Klimë e acaruar brenda faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Kim Mehmeti del me akuza të rënda ndaj BDI-së

Klima politike mes shqiptarëve të Mqedonisë duket se është acaruar shumë. Publicisti Kim Mehmeti ka dalë sot me deklarata shumë të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, parti që zhvillon po sot kongresin e vet. Për Mehmeti aktiviteti i BDI-së ka sjellë “dështimin kolektiv të shqiptarëve të Maqedonisë. “BDI-ja sot mban Kongresin e saj të tretë i cili për shumëçka mund të quhet: Kongresi i triumfit të ‘tyre’ dhe i dështimit tonë kolektiv", ka deklaruar Mehmeti. Ai ka përmendur si stacione të dështimit Enciklopedinë maqedonase kundër shqiptarëve, rastin e "Radushës", "Monstrën", rrahjen e të rinjve shqiptarë, projekti "Shkupi 2014", statujë ne Car Dushanit etj.. Ndonëse të gjitha këto qëndrojnë në parim, duhet theksuar se BDI-ja sërish u votua nga shqiptarët, ndaj edhe kriticizmi deri në akuzë ndaj kësaj partie evidenton një problem të një karakteri tjetër nga ai që lidhet me interest e përditshme të shqiptarëve. Ndoshta do parë një thyerje përfundimtare e kontrollit që PDSH-ja kishte dikur mbi skenën politike shqiptare dhe ndryshimin e aktorëve në lojë. Përndryshe loja me të drejtat e shqiptarëve nuk jep asnjë rezultat nëse faktori shqiptar nuk bashkohet. Këtu do mbajtur parasysh se edhe opozita maqedonase, LSDM-ja ka nisur një fushatë sulmesh të ngjashme ndaj VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/52670-kim-mehmeti-bdi-politike-antishq...
s.z
Add new comment