A është sjellë politikisht ndaj shqiptarëve Janullatos? Pyetja ndan në “pro” dhe “kundër” panelin e “Opinion”

A është sjellë politikisht ndaj shqiptarëve, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos? Kjo pyetje shkaktoi debate të forta në “Opinion-in” e Blendi Fevziut. Mungesa e një mesazhi të qartë apo një meshe për viktimat e luftës së Kosovës, sipas analistit Artur Zheji, ngre pikëpyetje të forta rreth tij.
Por sipas ish-deputetit të OMONIA-s, Panajot Barka “hirësia e tij Anastasi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në momentet më kritike, duke ngritur kampe nga më të fuqishmet”. Në replikë me Zhejin, Barka tha se mungesa e një meshe nga kreu i Kishës Ortodokse për viktimat e Kosovës ka ardhur për faktin se kjo nuk i është kërkuar. “Kisha nuk është institucion politik. Mesha nuk është politike. Anastasi nuk është Irinej. Për fat të mirë të Shqipërisë, ai është ambasadori më i mirë i Shqipërisë europiane” tha Barka.
n.k
Comments
100% politikisht! i

100% politikisht!

i padiskutueshëm dhe është minimumi që mund të thuhet për këtë nacionalist sabotator grek!!

ai po punon me ngulm për greqizimin e ortodoksve shqiptarë!!ka arritur rrezultate të jashtëzakonshme!!qëndrimi i tij për 22 vjet në krye të kishës autoqevale shqiptare është thjesht një diversion i hapur politik!!

politikanët tanë të ndyrë i kanë dhënë ndihmën më të madhe!!

ndërsa ndyrisirat si bollano e barka janë zarët e tij!i hedh gjithnjë dhe i del dopjo gjashta!!zare të manipuluar deri në palcë!!

Add new comment