Mali i Zi, sekusestrohet një sasi e madhe kokaine që mendohet se ishte destinuar për në Shqipëri

Postuar në 05 Qershor, 2014 09:59

250 kg kokainë janë bllokuar në Tivar të Malit të Zi, sasi e cila mendohet se kishte për destinacion Shqipërinë. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe është zbuluar në një anije që transportonte banane. Pak javë më parë në Ekuador u bllokua një sasi prej 87 kg kokaine që kishte destinacion Shqipërinë, çka duket se jep idenë se ky vend është kthyer në pikë blerjeje për trafikantë të lidhur me Shqipërinë. Ndërkohë media serbe “B92” flet për 220 kg dhe nuk përmend Shqipërinë si destinacion, por “një nga vendet fqinj me Malin e Zi”.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.