Kosova në prag të zgjedhjeve. Në provë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Postuar në 05 Qershor, 2014 14:33

Kosova zhvillon në datë 8 qershor zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen jashtë afatit normal. Pra janë zgjedhje të parakohshme. Procesi ka rëndësi të madhe për shtetin më të ri në Europë, pasi aktualisht janë në zhvillim e sipër dialogu me Serbinë, përfundimi i legjitimitetit formal të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe perspektiva e inkuadrimit të saj në projektet ekonomike dhe zhvillimore të Ballkanit. Të gjitha këto varen nga zgjedhjet e nesërme. Në garë janë 30 subjekte zgjedhore, mes të cilave 4 koalicione në një ndarje që e kosnideron Kosovë një zonë zgjedhore të vetme ku marrin pjesë 1 782 454 votues. Natyrisht koalicioni më i rëndësishëm është ai ai udhëhequr nga PDK-ja e Hashim Thaçit. Ndërkohë opozita kryesore ndaj tij përfaqësohet formalisht nga LDK-ja, por edhe nga një parti si “Vetëvendosja” e Albin Kurtit që në përgjithësi po i përmbahet ligjërimit kontestues ndaj sistemit, kombinuar me forcën inerciale që jep fitorja e Prishtinës në zgjedhjet lokale. Është i vështirë të lexohet ai që përcakton realisht ecurinë e procesit, pra pazari politik që gjallon pas perdes së deklaratave zyrtare.  Mediat në Kosovë publikuan sondazhe, por më pas pati zëra sipas të cilëve edhe sondazhet ishin të porositur, pasi  në to dilnin fitues PDK-ja dhe “Vetëvendosja”. E palexueshme mirë është edhe taktika elektorale, apo përdorimi i diversioneve. P.sh sot, kreu u LDK-së Isa Mustafa u shpreh se “Vetëvendosja shtiret se kritikon PDK-në, por punon për të”. Ndoshta Mustafa nuk mund tëe harrojë humbjen në Prishtinë, por po aq e nxehtë është sfida për Thaçin po të mendosh se kundër tij janë Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Nuk duhet harruar sigurisht edhe Behgjet Pacolli që po flitet se ka një marrëveshje paraprake me LDK-në. Fragmentarizimi kaq i madh dëshmon më së shumti mbivendosje interesash sesa rivalitet programor, ndaj edhe për këtë arsye zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Është e qartë se për largimin e Hashim Thaçit ka një investim jo të vogël. Në një farë kuptimi kjo është prova më e madhe e tij, por po kaq me interes pritet edhe rezultati për “Vetëvendosjen” që ka nxitur një perceptim shumë të mirë për veten.

s.z 

Comments

Submitted by Andreaj Nikaj (not verified) on

<p>Pune talebanesh kosovare keto zgjedhje. Aty vetem zgjedhje nuk ka. Jane islamike dhe nuk e kane idene e demokracise.</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Jane komb qe jeton ne tribu si fiset e Afganistanit. keta i pershtaten jetes dhe kultures se Afganistanit. Feja nuk ka pune ketu sepse edhe Bosnja me Sanxhakun jane muslimane por nuk jetojne dhe bejne politike ne pune fisi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.