Sarajevë, takim i shefave të Shtabit të ushtrive të Ballkanit. Flitet për krijimin e qendrave të trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta

Postuar në 05 Qershor, 2014 11:04

Në Sarajevë është mbajtur këto ditë takimi i shefave të Shabit të ushtrive të disa vendeve të Ballkanit. Forumi “B9” siç quhet ky takim periodik është një nismë turko-greke e vitit 2006 dhe zhvillohet me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesit të NATO-s, respektivisht komandës aleate të Napolit. Në takimin e këtij viti kanë marrë pjesë shefat e Shtabit të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë si dhe admirali Bruce Clingan. “Tanjug” referon shefin e Shtabit të Bosnjes Anto Jelec të jetë shprehur se në takim është folur edhe për krijimin e qendrave trajnuese apo edhe stërvitjeve të përbashkëta. Nga ana e vet, shefi i Shtabit të Shqipërisë, Jeronim Bazo ka ftuar kolegët që të dërgojnë ushtrarakë në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që Forcat e Armatosura të Shqipërisë që do të hapet pas pak muajsh.

http://tanjug.rs/news/132246/armed-forces-of-balkan-states-continue-to-cooperate-closely-.htm

http://www.aaf.mil.al/index.php/te-fundit/2802-konferenca-e-shefave-te-s...

s.z . 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.