Harta e re e Evropës sipas Putin, parashikohet krijimi i Shqipërisë së Madhe

Mediet ruse kanë publikuar hartën e Evropës pas ndryshimeve t kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia. Në këtë hartë shihet se Krimeja si pjesë e Rusisë, bashkangjitur ështe edhe Donbasi, vendi ku po zhvillohen aktualisht luftime të ashpra. Gjithashtu edhe krahina e njohur me emrin “Nova Rusia”, në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.
Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus. Nga kjo hartë e medieve ruse duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas "Ekspres gazete", e gjitha kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi i ish-Bashkimit Sovjetik.
Ndërsa Ballkani në këtë hartë ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria e Madhe, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore. Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.
As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë). Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.
http://www.rtvbn.com/308471/Kako-Putin-vidi-Evropu-za-20-godina
S.S
Add new comment