Nishani: “Me statusin evidentohen qartë përgjegjësitë e gjithësecilit”

Postuar në 05 Qershor, 2014 12:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë sot një intervistë për “ABCNEWS”, realizuar nga gazetarja Merita Haklaj. I sapokthyer nga Polonia, ku ndodhej me rastin e festimeve për 25-vjetorin e lëvizjes polake “Solidarnost”, Nishani ka folur për këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm president shtetesh, nisur që nga Barak Obama e deri tek I ftuari I veçantë, presidenti I ri ukrainas, Poroshenko. “Përcolla…një konfirmim të qëndrimit të palëkundur  të Shqipërisë krah të aleatëve tanë euro-atlantikë në të gjitha proceset e mbrojtjes dhe ruajtjes së lirisë, ruajtjes së dinjitetit, integritetit, sovranitetit…”, ka thënë Nishani. Ngjarja në fjalë, që u shfrytëzua për të dhënë një mesazh të ri kundrejt Rusisë, përkoi edhe me rekomandimin pozitiv për statusin e vendit kandidat për në BE për Shqipërinë. Nishani ka qenë së fundmi i përfshirë në polemika, apo edhe përballje institucionale me mazhorancën, çka përbën ndoshta aspektin më delikat të tensionit aktual politik, pasi vetiu ndërlidhet si përballje me sistemin e Drejtësisë. Gjithësesi Presidenti ka bërë një koment të ekuilibruar për rekomandimin e KE-së. “Përgjegjësitë për klasën politike, për shoqërinë në tërësi, për të gjithë aktorët janë tashmë qartazi të evidentuara”, ka thënë ai, një pohim që e përfshin edhe atë si institucionin në krye të shtetit.

http://president.al/?p=18421

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.