18 vende të BE-së japin që tani votën pro për statusin (mbeten dhe 10)

Postuar në 07 Qershor, 2014 12:35

Austria është bërë vendi nismëtar për firmosjen e një letre ku kërkohet nga Këshilli i BE-së dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë.

“Duke u nisur nga angazhimi dhe progresi i Shqipërisë, ashtu si u nënvizua në raportin e qershorit të 2014-s, qartësisht meriton që vendet anëtare të BE-së t’i njohin statusin e vendit kandidat. Shqipëria bindshëm ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE”, thuhet në letër.

Deri tani letra ka marrë firmën e 18 vendeve të unionit. Por mes këtyre vendeve nuk ndodhet asnjë prej 5 skeptikëve.

Vendimi përfundimtar për statusin kandidat të Shqipërisë pritet të merret më 27 qershor në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.