Merkel paralajmëron konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe thotë se Berlini nuk kundërshton zgjerimin e BE-së

Postuar në 07 Qershor, 2014 06:33

Pak ditë pas 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore (28 korrik 1914), kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel do të thërrasë në një konferencë në Berlin të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do të bëhet e qartë se Berlini do t’i mbështesë për një të ardhme të përbashkët.

Lajmi bëhet i ditur nga një video mesazh i kancelares, të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, ku thuhet se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë në BE.

Merkel thekson se, historia e Evropës është e lidhur me historinë e Ballkanit Perëndimor, por nga ana tjetër ka shtuar se, disa vende të rajonit janë ende shumë larg BE-së.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.