Statusi, Bushati: Nuk ka asnjë vend skeptik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thotë se deri tani nuk ka asnjë vend që ka rezerva për Shqipërinë sa i takon dhënies së statusit kandidat. Bushati thekson se, “nuk ka asnjë vend anëtar që të ketë shprehur një pakënaqësi ndaj argumenteve, fakteve dhe konkluzioneve” të raportit të Komisionit Evropian.
Vendimi për vendin tonë do të merret më 26-27 qershor dhe Bushati thotë se, e sheh vendin në kushte të favorshme për të marrë një “PO” edhe nga Ministrat e Jashtëm të unionit, pas rekomandimit të KE-së për dhënie e statusit kandidat.
“Raporti i Komisionit ka vetëm dy ditë që është publikuar, nga fundi i javës tjetër do vazhdojnë diskutimet në të gjithë strukturat e BE=së, për të përfunduar me Ministrat e Jashtëm me datë 23 dhe më pas me kryetarët e shteteve me datë 27 qershor”, tha Bushati gjatë një interviste për “Ora News”.
“Deri tani, komunikimi ynë si Shqipëri, ka qenë në kushtet kur nuk kishte dalë raporti i KE-së, por mbi bazën e reformave të ndërmarra. Mbetet të shikohet qëndrimi jo thjesht i 5 vendeve, por i 28 vendeve. Është momenti zyrtar dhe jemi në një fazë cilësisht të ndryshme.”
Comments
Deshtoi per marrveshjen e
<p>Deshtoi per marrveshjen e armeve kimike, tha qe kemi ceshtjen çame ne sirtaret tane 1 jave pasi u be minister! Dyshoj te kete gje ne dore per statusin ky. Shqiperia dhe Qeveria e pas 23 qershorit u katandis ne tritole e ne hashash vetem per shkak te ketij dallkaukut saqe erdhi puna te sulmohej edhe SHISH-i a thua se argjenturat e huaja punojne per Shqiperine e jo per veten...<br />Ky eshte Fakt dhe kush mendon se une gabohem, i bie qe ky do e permendi prape ceshtjen Came (por ska per te ndodhur)</p>
Edhe heres qe shkoi Bushati
<p>Edhe heres qe shkoi Bushati garantoi marrjen e statusit por vetem me vone e kuptoi se nuk pyeste njeri ne Europe per garancite e tij.</p>
Add new comment