Statusi mund të bllokohet nga Çekia, Tomasova: E vlerësojmë mbajtjen dhe mbrojtjen e investimeve

Edhe pse Çekia nuk ishte një prej 5 vendeve skeptike që kërkoi shtyrjen e dhënies së statusit për Shqipërinë mund të vendosë veton në Këshillin e BE-së. Dhe vota kundër e Çekisë do të mjaftonte për refuzimin e statusit kandidat, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e tij.
Pritet të shihet nëse Çekia do të shprehë rezerva lidhur me prishjen e njëanshme të marrëveshjes mes CEZ dhe Shqipërisë për privatizimin e OST-së. Shqipëria dhe kompania shtetërore çeke nuk arritën të gjenin një zgjidhje për mosmarrëveshjet dhe tashmë çështja do t’i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Duhet ta dini se ne e vlerësojmë mënyrën e të bërit investime në një vend, dhe e vlerësojmë mbajtjen dhe mbrojtjen e investimeve në një vend të caktuar, akoma nuk është dhënë një mendim nga Republika Çeke, por në momentin që do jepet do e bëjmë të ditur”, është shprehur ambasadorja çeke, Branislava Tomasova për “News24”.
S.S
Add new comment