Rusia dënon tre agjentë, tentuan të shisnin biblën e rrallë me vlerë 20 mln euro

Tre agjentë rus të Shërbimit Federal të Sigurisë janë dënuar pasi tentuan të shisnin një bibël të shekullit të 15-të.
Koloneli Sergei Vedishchev është dënuar me më shumë tre vjet burg për vjedhjen e biblës së rrallë nga Universiteti i Moskës. Bilba e prodhuar nga Johannes Gutenberg në vitet 1450, u vodh në vitin 2009.
Ai ia ofroi një koleksionisti për 1 milionë euro, që është një pjesë shumë e vogël e vlerës së saj reale. Vlera e saj përllogaritet të paktën 20 milionë euro.
Dy bashkëpunëtoret e tij morën një dënim më të lehtë pasi u përpoqën të gjenin një blerës. Të tre ata u kapën nga një operacion i agjencisë së tyre.
http://www.bbc.com/news/world-europe-27738164
S.S
Add new comment