Editorial në “Kathimerini”: Greqia e do vërtetë Shqipërinë në BE, liderët shqiptarë hedhin helm mbi të

“Greqia është një nga të paktat vende, bashkë me Italinë dhe Austrinë, që e do me të vërtetë Shqipërinë në familjen evropiane dhe përpiqet me sa ka mundësi që ta ndihmojë atë.”, kështu ka shkruar Stavros Ximas, gazetar grek në editorialin e tij në “Kathimerini”.
Ximas si një njohës i çështjeve të Ballkanit kujton historinë e akrepit për ata që nuk e dinë: “Akrepi i kërkoi bretkosës që ta kalonte në bregun tjetër të liqenit, se nuk dinte not. Bretkosa dyshuese i kërkoi t’i premtojë që nuk do ta helmonte pasi të kalonte liqenin dhe akrepi e siguroi për këtë. Por në mes të udhëtimit, akrepi e goditi në shpinë me helm dhe bretkosa e frikësuar i tha: "Çfarë bëre, tani do të mbytemi të dy”!? Akrepi iu përgjigj "E di, por nuk mundem ndryshe. Është në natyrën time".
Ky krahasim i bërë nga gazetari grek me pak fjalë thotë se teksa Greqia lufton gjatë kryesimit të BE për të mbajtur në supet e saj Shqipërinë, gjatë rrugës së vështirë drejt Brukselit, liderët shqiptarë nuk e humbasin shansin për të hedhur helmin. Pak ditë më parë, papritur dhe për arsye të rivalitetit politik të brendshëm, për shkak të akuzave të opozitës mbi përfshirjen e qeverisë në trafikimin e drogës, ministri i jashtëm Bushati urdhëroi hetimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 për kufijtë detarë me Greqinë.
Gazetari grek shkruan se qeveria e Tiranës, me qëllim që të lëndojë opozitën, nuk heziton të kritikojë Greqinë, për synime grabitqare! Por sipas tij kjo ndodh teksa Greqia vuri shpatullat, që Shqipëria të marrë statusin e lakmuar të vendit kandidat dhe pak ditë pasi Athina kishte bërë një "dhuratë" në çështjen e toponimeve në pasaporta, kundër viktimizimit të mijëra emigrantëve në kufi.
Në përfundim të editorialit të tij Stavros Ximas shtron një pyetje: “Kanë të drejtë ata në Bruksel, që nuk i pranojnë fqinjët tanë të mirë në banesën e madhe evropiane, duke iu atribuuar atyre dygjuhësinë dhe "djallëzitë e Ballkanit”?
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kathimerini-editorial-pe...
S.S
Comments
Dmth keta po marrin rolin e

Dmth keta po marrin rolin e dhuruesit,se fale ketyre e moren statusin ne,dhe me kete rast nuk eshte keq ti falim 250km det!!

Po kush ju pjerdh juve o te mjere...DANKE MERKEL,te tjeret jane brockulla!

ps.Ama cfare maskarejnsh qe jane,pas cdo mbeshtetje gjithmone kerkojne dicka mbrapsht,sic thote bota ...

Beware of Greeks bearing gifts

Add new comment