Snowden në NBC: 11 Shtatori, CIA mund ta kishte shmangur. Por ky pohim censurohet në transmetim

Intervista katër orëshe e “renegatit” Snowden nga gazetari Brian Williams është mbledhur në një program 60 minutësh nga NBC. Në internet tani po qarkullojnë fragmente të papublikuara, pasi në intervistën e publikuar shihet se NBC kishte lënë pas dore deklaratat kritike për sulmet e 11 shtatorit. Në një pjesë të intervistës Snowden vë në pikëpyetje paaftësinë e agjencive të inteligjencës amerikane për të ndaluar sulmet e 11 shtatorit në New York, pasi aty kishte mbikqyrje maksimale. Ai vuri në dukje se vendi kishte të gjitha burimet e nevojshme të inteligjencës para sulmit, por nuk arriti të ndalojë sulmet.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Williams në lidhje me një "armikun tradicional", Al Kaedën dhe parandalimin e sulmeve të tjera nga kjo organizatë dhe nga të tjerat, Snowden sugjeroi që Shtetet e Bashkuara kishin inteligjencën e duhur përpara 11 shtatorit, por nuk arritën të vepronin. "Ju e dini dhe kjo është një pyetje kyçe që Komisioni 9/11 ka konsideruar. Atë që ata gjetën ishte se kemi pasur të gjithë informacionin e nevojshëm si një komunitet i inteligjencës, si një sektor i klasifikuar i mbrojtjes kombëtare për të zbuluar këtë komplot", tha Snowden. "Në fakt ka dëshmi të thirrjeve telefonike nga Shtetet e Bashkuara dhe jashtë. CIA e dinte që këta njerëz ishin aty", shton ai. Ja një pjesë e censuruar:
https://www.youtube.com/watch?v=zUoNC3QIcQo
a.k
Add new comment